Lidhje

BE: Solana konfirmon takimin për Iranin


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana konfirmoi se ka në plan të takohet të enjten me kryenegociatorian iranian të çështjeve bërthamore për një raund tjetër bisedimesh mbi programin bërthamor të Iranit.

Zoti Solana tha se takimi me zotin Ali Larixhani është planifikuar të zhvillohet në Spanjë. Ata kanë mbajtur disa raunde bisedimesh për këtë çështje por nuk ka patur njoftime për përparim.

Irani vazhdon të kundërshtojë kërkesat perëndimore për të ndalur pasurimin e uranimit, proces që mund të çojë në prodhimin e armës bërthamore. Dje, Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Kisljak, tha se vendi i tij është mjaft i zhgënjyer nga fakti që Irani nuk i ka plotësuar kërkesat e Këshillit të Sigurimit për të ndalur pasurimin e uraniumit.//lk

XS
SM
MD
LG