Lidhje

Irak: 23 të vrarë dhe 50 të plagosur në Bagdad


Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se shpërhtimi i një makine në qendër të Bagdatit vrau të paktën 23 vetë dhe plagosi më shumë se 50 të tjerë. Policia tha se shpërthimi ndodhi në mesditë në sheshi Tajaran, zona kryesore tregëtare. Pas kësaj, shpërthimi i një makine në distriktin Amil të kryeqytetit vrau 15 vetë.

Zyrtarët irakianë thanë se 40 persona të armatosur të veshur me uniforma të policisë rrëmbyen të paktën tre perendimorë nga ndërtesa e Ministrisë së Financave në Bagdat.

Ushtria amerikane tha se tetë ushtarë u vranë në dy incidente dje në provincën Dijala. Ushtria tha se gjashtë ushtarë u vranë, kur makina e tyre hasi në një bombë në anë të rrugës. Dy të tjerë u vranë nga përplasja e helikopterit të tyre.//lk

XS
SM
MD
LG