Lidhje

Bosnje: Gjendet makina e të arratisurit Stankoviç


Autoritetet në Bosnje Hercegovinë thanë se kanë gjetur makinën e përdorur gjatë arratisjes javën e kaluar të një krimineli lufte.

Policia e serbëve të Bosnjes tha se makina, një Golf, është përdorur nga Radovan Stankoviç kur ai u arratis nga burgu të premten. Ajo u gjet në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Stankoviç po kryente dënimin me 20 vjet burg në Foça të Bosnjes për përdhunim, tortura dhe sulme ndaj civilëve gjatë konfliktit boshnjak në vitet 1990. Zyrtarët po e çonin atë në një qëndër mjekësore pasi ai u ankua për dhimbje dhëmbi. Ata thanë se një makinë me një grup bashkëpunëtorësh të Stankoviçit bllokuan rrugën, morën të burgosurin dhe u larguan. Ai nuk është gjetur ende.//lk

XS
SM
MD
LG