Lidhje

Të enjten, takim Abas-Olmert


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ka në plan të takohet me kryeministrin izraelit Ehud Olmert të enjten. Kjo, sipas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar dialogun pavarësisht nga dhuna.

Zoti Abbas nuk tha se ku kanë në plan dy udhëheqësit të takohen. Ata ranë dakort në mars të takohen çdo dy javë. Trupat izraelite vranë dy ektremistë palestinezë gjatë një sulmi ndërkufitar në Rripin e Gazës. Zyrtarët i identifikuan ata si ektremistë të Hamasit.

Ata thanë se trupat izraelite arrstuan gjithashtu dy persona të tjerë. Në Bregun Perendimor, ushtria izraelite tha se arrestoi katër persona, të kërkuar gjatë një sulmi në një kamp refugjatësh. Palestinezët thonë se ndër të ndaluarit janë edhe një anëtar i parlamentit palestinez dhe që të gjithë janë anëtarë të fraksionit Fatah, të udhëhequr nga Presidenti Abaz.//lk

XS
SM
MD
LG