Lidhje

Parlamenti bullgar miraton marrëveshjen e naftësjellësit Rusi-Greqi-Bullgari


Parlamenti bullgar miratoi një marrëveshje me Greqinë dhe Rusinë për transportimin e naftës ruse midis Detit të Zi dhe Egje. Shumica e deputetëve bullgarë votuan sot në favor të marrëveshjes sipas të cilës Bullgaria do të ndërtojë dhe operojë një naftësjellës.

Të tre vendet e nënshkruan marrëveshjen në Athinë në muajin mars. Plani parashikon shtrimin e naftësjellësit 280 kilometra midis portit Burgas në Bullgari dhe atij Aleksandropulos në Greqi duke anashkaluar tubacinet në ngushticat turke.

Kur të përfundojë, naftësjellësi do të ketë kapacitet të mbajë dati 50 milion tonë naftë bruto në vit. Një koncorsium rus i energjisë do të mbajë 51 përqind të aksioneve të projektit kurse kompanitë greke dhe bullgare do të ndajnë pjesën tjetër. //rd//

XS
SM
MD
LG