Lidhje

Takim Bush-Putin më 1 dhe 2 korrik në shtetin Mejn


Presidenti Bush do të jetë mikpritës i presidentit të Rusisë Vladimir Putin më 1 dhe 2 korrik në shtetin verilindor Maine.

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se zoti Putin do të vijë për bisedime intensive dyditëshe. Zëdhënësi Toni Snou tha se bisedimet do të përqendrohen në çështjen e programit bërthamor të Iranit dhe planet amerikane për ndërtimin e një mburoje kundër raketave në Evropë.

Rusia e kundërshton me forcë planin e Shteteve të Bashkuara për të instaluar 10 raketa interceptuese në Poloni dhe një bazë radarësh në Republikën Çeke. Presidenti Putin ka paralajmëruar se instalime të tilla do të bëheshin shkak për një garë të re armatimesh. Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi është i nevojshëm për të mbrojtur Evropën nga sulme të mundëshme me raketa të Iranit apo të Koresë së Veriut.

Udhëheqësi rus i ka rritur më shumë tensionet me njoftimin e Moska nuk do ta respektojë më traktatin për armët konvencionale në Evropë. //ze//

XS
SM
MD
LG