Lidhje

Forcat irakiane marrin përgjegjësitë e sigurimit edhe në tre provinca


Forcat e koalicionit, të udhëhequra Shtetet e Bashkuara, kaluan përgjegjësitë e sigurimit tek forcat irakiane në tre provinca të rajonit kurd.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar të Irakut, Mowaffak al-Rubaie, tha se qeveria qendrore në Bagdad dhe qeveria kurde kapërcyen shumë pengesa para transferimit të kompetenca të sigurimit në Dahuk, Irbil dhe Sulejmania.

7 nga 18 provincat e Irakut janë tani nën kontrollin irakian.

Ndërkaq, Presidenti Bush pati një video-konferencë me udhëheqësit irakianë sot dhe u bëri thirrje atyre të punojnë për bashkimin kombëtar dhe për miratimin e ligjeve për ndarjen e të ardhurave nga nafta.

Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se sulmet me mortaja vranë pesë persona dhe plagosën 15 të tjerë në Faluxha. Zyrtarët thanë se sulmet me mortaja kishin si objektiv një bazë ushtarake amerikane por ato gabimisht ranë në një zonë banimi.

Po sot ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari tha se rrëmbimi i pesë britanikëve në Bagdat të martën ka të ngjarë të jetë kryer nga milicia shite Mahdi. //ze//

XS
SM
MD
LG