Lidhje

Turqi: Ndalohen 11 persona të dyshuar si militantë të al-Kaidës


Policia turke ndaloi 11 persona të dyshuar si militantë të al-Kaidës që besohet se po planifikonin sulme terroriste në Stamboll. Policia dha pak hollësi për të ndaluarit.

Një celulë e al-Kaidës në Turqi u fajësua për katër shpërthime vetvrasëse në vitin 2003 që shkaktuan vdekjen e të paktën 58 vetëve dhe plagosjen e disa qindra të tjerëve.

Shpërthimet kishin si objektiv dy sinagoga, konsullatën britanike dhe një bankë me qendër në Londër. //ze//

XS
SM
MD
LG