Lidhje

Putin: Prova me raketa  ishte kundërpërgjigje ndaj hapave amerikane


Presidenti rus Vladimir Putin tha se prova me raketa që kreu Moska, ishte në përgjigje të hapave amerikanë, që siç u shpreh ai, kanë prishur balancën strategjike në botë. Gjatë një konference shtypi sot në Moskë, zoti Putin tha se vendi i tij nuk është nismëtari i asaj, që ai e quajti, “raund i ri i garës së armatimit”.

Të martën, Rusia kreu me sukses dy prova, një me raketë balistike ndërkontinentale, me shumë mbushje dhe një tjetër, me raketë me rreze të shkurtër. Presidenti rus përmendi planet amerikane për të vendosur sisteme mbrojtëse nga raketat në Republikën Çeke dhe në Poloni, si dhe planet për baza në Bullgari dhe Rumani.

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka një arsenal të madh raketash, që me shumë lehtësi mund të bëjë të papërdorshëm sistemin mbrojtës në fjalë dhe shtojnë se objektivi i sistemit është mbrojtja nga kërcënimet që mund të vijnë nga shtete të papërgjegjshme, si Irani apo Koreja e Veriut.

Në komentet e tij zoti Putin tha gjithashtu se Rusia do të tërhiqet nga traktati për kufizimin e armëve konvencionale, në se vendet e Natos nuk e ratifikojnë atë.//ii

XS
SM
MD
LG