Lidhje

Presidenti Bush propozon që 15 vende të caktojnë objektiv për klimën


Presidenti Bush ka propozuar që 15 vendet, të cilat prodhojnë më shumë gaze të efektit serë të caktojnë një objektiv që deri në fund të vitit 2008 të pakësojnë çlirimin e gazrave që lidhen me ngrohjen globale.

Zoti Bush e njoftoi propozimin e tij sot gjatë një fjalimi para se të marë pjesë në takimin e javës së ardhshme në Gjermani të 8 vendeve më të industrilizuara të botës. Pritet që ngrohja globale të jetë një çështje e rëndësishme në atë takim.

Presidenti Bush tha se ai do që vendet me ekonomi me zhvillim të shpejtë, përfshirë Indinë dhe Kinën, të jenë mes vendeve që caktojnë kufinj të rinj për çlirimin e gazeve të efektit serë.

Ai u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera që të eliminojnë tarifat ndaj importeve të teknologjive për energji të pastër.//ii

XS
SM
MD
LG