Lidhje

Bush mbron planin amerikan të mbrojtjes nga raketat në Evropë


Presidenti Bush mbrojti planin amerikan për të krijuar një sistem mbrojtës nga raketat në Evropë, që Rusia e konsideron si kërcënim ndaj saj. Presidenti Bush tha dje gjatë një konference shtypi me gazetarë të huaj, se programi synon mbrojtje nga regjime armiqësore dhe nuk drejtohet nga Rusia.

Uashingtoni po ashtu ka në plan të krijojë një bazë radarësh në Republikën Çeke dhe një sistem interceptues raketash në Poloni. Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi synon t’u kundërvihet kërcënimeve nga regjime, që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë të papërgjegjshme, si Irani dhe Koreja e Veriut.

Megjithatë Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për atë që ai e quan “fillim të një gare të re armatimi”.

Presidenti Bush pritet të takohet me presidentin rus javën e ardhshme gjatë takimit të Grupit të 8-shes në Gjermani.//iç//

XS
SM
MD
LG