Lidhje

Liban: Viktima të shumta mes militantëve islamikë në një kamp refugjatësh pranë Tripolit.


Ushtria libaneze thotë se ka pasur shumë viktima mes militantëve islamikë në luftime të ashpra mes dy palëve në një kamp refugjatësh palestinezë në afërsi të Tripolit.

Në një deklaratë të ushtrisë sot nuk jepeshin hollësi rreth numrit të të vrarëve apo të plagosurve, por kërkohej që militantët e grupit Fatah al-Islam të dorëzohen dhe palestinezët të mos i strehojnë ata. Ushtria i akuzoi militantët se i përdorin civilët si mburoja njerzore.

Artileria dhe tanket libaneze goditën pozicionet e militantëve të grupit Fatah al-Islam sot në kampin Nahr el-Bared dhe shtëllunga të mëdha tymi u panë në zonë. Një korrespondente e Zërit të Amerikës tha se ka patur goditje artilerie gjatë gjithë ditës dhe të shtëna sporadike nga brenda kampit.

Dy ushtarë janë vrarë gjatë luftimeve më të fundit. Gjithsejt, të paktën 80 veta kanë humbur jetën gjatë luftimeve gati 2-javore në atë kamp. //iç//

XS
SM
MD
LG