Lidhje

Dan Bartlett, një prej ndihmësve më të afërt të Presidentit Bush jep dorëheqjen


Një prej ndihmësve më të afërt të presidentit Bush ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë.

Dan Bartlett tha sot se po largohet nga posti i tij për të filluar një karrierë jashtë qeverisë dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje familjes së tij. Dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi në fillim të muajit që vjen.

Presidenti Bush bëri një deklaratë duke thënë se kontributi i zotit Bartlett ka qënë shumë i madh gjatë 14 viteve që të dy kanë punuar së bashku. Por presidenti shtoi se e kuptonte nevojën që Bartlett t’i kushtonte vëmendjen kryesore familjes.

Bartlett, i cili mbushi sot 36 vjeç, ka qënë këshilltar i zotit Bush që nga fushata e parë e presidentit për guvernator në Teksas. Ai është ndër figurat më kryesore të administratës që largohet nga posti që nga dorëheqja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, nëntorin e kaluar. //iç//

XS
SM
MD
LG