Lidhje

60 vjetori i Planit Marshall


Më 5 qershor, viti 1947, sekretari amerikane i shtetit George C. Marshall i dha një klase të diplomuarish në Universitetin e Harvardit se Evropa dhe bota ishin në një gjendje të rrezikshme. Lufta e Dytë Botërore kishte shkatërruar kontinentin dhe ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë të pamundurën për ta kthyer mirëqënien ekonomike të Evropës. Fjalimi i Marshallit në Harvard ishte themeli i të ashtuquajturit Plani Marshall, një plan 4 vjeçar me 13 miliardë dollarë ndihma.

Ishte viti 1947, dy vjet pasi kishte rënë qetësia e pushkëve. Qytetet më të mëdha të Evropës ishin rënuar. Kishte uri. Dimri më i ashpër që mbahet mend solli të korrat më të pakta në shekull. Të çliruar nga nazismi, Evropa perendimore kishte rrezik të rrëshqiste në kaos. Dr. Larry Bland është një historian në Fondacionin George C. Marshall. "Motivi kryesor për fillimin e Planit Marshall ishte frika e kaosit në Evropën Perendimore. E shikoje këtë rrezik në se shikoje filmat çdo fundjavë. Në fillim të shfaqes tregoheshin problemet në Evropë. Gra dhe fëmijë të uritur trondisnin zemrat e amerikanëve. Por gjithashtu forca e partive komuniste në vende si Franca dhe Italia ishte shqetësuese", thotë historiani.

Partitë komuniste ishin të fuqishme në Francë dhe Itali. Evropa Lindore ishte pushtuar nga Ushtria Sovjetike. Papunësia ishte e lartë. Industria e Evropës ishte e pezulltë. Menjëherë pas dhënies së furnizimeve emergjente me ushqim dhe rroba, plani Marshall u përqëndrua në pikat kyçe të ekonomisë. Minierat e qymyrit ishin të parat që përfituan. Pa të, fabrika dhe uzinat, ekonomia e Evropës nuk kishin si mëkëmbeshin. " Problemi qëndronte se shumica e qymyrit në Evropën Perendimore vinte nga minierat gjermane që ishin të përmbytura dhe të shkatërruara nga bombat. Gjermanët nuk kishin synimin ti hapnin minierat dhe Shtetet e Bashkuara do të jepnin pajisjet kryesore për këtë. Gjermanët do të nxirrnin qymyri por ishim ne që do ti vinim minierat në funksionim, do të rindërtonim strehimin e punëtorëve dhe ti vaksinonim ata kundër tuberkulozit dhe sëmundje të tjera për ti lejuar ata të punonin". Shtetet e Bashkuara këmbëngulën që evropianët të bashkëpunonin për ta lëvizur qymyrin gjerman në vende të tjera të kontinentit për të ngrohur banesat dhe për të vënë në funksionim fabrikat.

Shtetet e Bashkuara autorizuan 13 miliardë dollarë gjatë një periudhe katër vjeçare – ekuivalenti i 100 miliardë dollarëve sot, për tu shpërndarë në 16 vende. Por ndoshta pjesa më e rëndësishme e Planit Marshall ishte ndikimi moral tek evropiano-perendimorët. Edhe armiqtë e dikurshëm – italianët dhe gjermanët u përfshinë në të.

Diplomati gjerman Karsten Voight ishte djalë në vitet 1940. Ai thotë se zemërgjerësia e amerikanëve i dhe një shtytje të madhe psikologjike evropianëve. "Paratë vetëm nuk do ta kishin arritur këtë ndikim. Së bashku me organizatën për shpëtimin e Berlinit ndryshoi çdo gjë. Amerikanët që shiheshin me sy më të mirë se rusët që në fillim, edhe para fundit të luftë, shiheshin tani jo më si pushtues por si miq", thotë diplomati.

Wiston Churchill e quajti Planin Marshall aktin më të rëndësishëm në histori. Mëkëmbja nga lufta më shkatërimtare ishte dramatike. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Evropës Perendimore u rrit me 32 përqind në katër vitet e ekzistencës së Planit Marshall, duke lëshuar shkëndiat e një rritje ekonomike afatgjatë dhe duke formuar kornizën e atij që më vonë u bë Bashkimi Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG