Lidhje

Shtohet interesimi i turistëve për Gjirokastrën


Disa qindra turistë perëndimorë po mbërrijnë cdo ditë në Gjirokastër nga ishulli grek i Korfuzit. Për herë të parë udhëtimi masiv i grupeve të turistëve organizohet nga agjensi të njohura ndërkombëtare.

Pas një aktiviteti disa vjecar ne ishullin grek te Korfuzit këto agjensi po punojnë duke zgjeruar aktivitetin kete vit edhe ne zonat shqiptare fqinje. Vanesa jons është njëra prej tyre. Ajo thotë se përfaqëson agjensinë turistike "STIL HOLLIDAYS" me qendër në Korfuz. "Eshte hera e trete qe ndodhem në Shqipëri dhe kam zbuluar një qytet të veçante, Gjirokastrën qe është një qytet fantastik", thotë perfaqesuesja e agjensise turistike britanike. Ndersa Anamaria Pancis e agjensisë turistike “Sanvil Company ‘ thotë se këtë vit turizmi drejt Shqipërise eshte ne interesimin e Kompanise së saj. "Ky është viti i dytë dhe kemi kemi nje tur shate duitor me truistet qe vine nag anglia për në Shqipëri", thotë zonja Ana Maria.

Programi kete vit ndërtohet posaçërisht sipas saj në Gjirokastër.Gjirokastra është një qytet që po ngjall gjithnjë e më tepër interes, veçanërisht tek turistët perëndimorë që mbërijnë në Korfuz thote zonja Ana Maria. Fundvitin e shkuar gazeta e njohur amrikane New York Times shkruante se zonat në jug të Shqipërise pritet te perbejne per vitin 2007 nje destinacion te rendesishem te turisteve te huaj. Pas pranimit ne Organizatën Boterore te Monumenteve , Gjirokastra eshte kthyer ne nje nga qendrat kryesore të këtij interesimi.

Mjaft analistë thonë se strukturat vendore duhet ti përgjigjen me të shpejtë ritmit të turistëve, veçanërisht me shërbimet e informimit dhe duke duke përmirësuar infrastrukturen per të brërë që shume rpej monumenteve te jene te vizitueshme. Ministria e Brendshme dhe Ministria e Turizmit njoftuan pak ditë më parë masa të ndërsjellta për të lehtësuar fluksin e turistëve përgjate gjithe sezonit që sapo ka nisur ne Shqipëri. Qeveria shqiptare ndërkaq ka hequr një taksë hyrjeje prej dhjetë eurosh që paguhej nga të huajt për hyrjen në territorin shqiptar. //rd//

XS
SM
MD
LG