Lidhje

Arrestohen tre persona lidhur me një komplot terrorist në aeroportin e Nju Jorkut


Autoritetet në Nju Jork kanë arrestuar tre persona dhe po kërkojnë një të katërt në lidhje me një komplot terrorist kundër aeroportit ndërkombëtar të John F. Kennedy-t.

Zyrtarët thanë se të dyshuarit po planifikonin të përdornin lëndë shpërthyese për të sulmuar një linjë të karburantit që i shërben aeroportit.

Të paktën një nga të dyshuarit njoftoeht të ketë qënë ish punonjës i aeroportit.

Zyrtarët federalë kanë në plan të nxjerrin më shumë informacione rreth këtij komploti më vonë gjatë ditës së sotme (e shtunë). Burimet thonë se komploti nuk e kaloi asnjëherë fazën e planifikimit dhe në të nuk u përfshinë avionë apo terminale pasagjerësh. //rd//

XS
SM
MD
LG