Lidhje

Një 65 vjeçar polak del nga koma pas 19 vjetësh


Një burrë 65 vjeçar në Poloni fitoi përsëri ndjenjat pas më shumë se dy dekadash në koma.

Mediat polake njoftuan sot se punonjësi i hekurudhës Jan Grzebski, ra në koma pas një aksidenti në vitin 1988, dhe ia atribuon rigjallërimin gruas së tij Gertrudë. Mjekët nuk prisnin që ai të jetonte më shumë se pak vjet, e jo më të dilte nga koma. Gruaja e tij i dha atij kujdes më intensiv gjatë 19 vjetëve që ishte në koma.

Kur Grzebski humbi ndjenjat, Polonia ishte nën regjimin komunist. Ai tha në një intervistë televizive se mbante mend raftet e boshatisura të dyqaneve. Ai tha se tani po mësohet me varietetë e shumta të mallrave dhe me njerëzit që encin rugëve me celularë. Grzbeski është babai i katër fëmijëve, dhe po njihet tani me nipin e tij 11 vjeçar.

XS
SM
MD
LG