Lidhje

Sekretarja Rajs përfundon turneun në Evropë me një ndalesë në Londër


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleza Rice përfundon sot një vizitë në vendet evropiane me një ndalje në Londër për tu takuar me kryeministrin britanik në largim Toni Bler.

Zonja Rice shkoi në Londër nga Spanja ku ajo u takua me kryemnistrin Zapatero dhe ministrin e jashtëm Moratinos. Kjo ishte vizita e saj e parë në Spanjë që kur kryministri Zapatero tërhoqi trupat spanjolle nga Iraku në vitin 2004. Zonja Rice dhe zyrtarët spanjollë dhanë komente pozitive rreth mardhënieve amerikano spanjolle por ata nuk u pajtuan rreth qasjes ndaj Kubës.

Në një konferencë për media zonja Rice kritikoi mardhëniet e qeverisë spanjolle me qeverinë komuniste të Kubës dhe injorimin e grupeve disidente të këtij vendi. Ministri i jashtëm Moratino tha se Spanja beson se angazhimi është më efektiv se izolimi në mardhëniet me Kubën. //rd//

XS
SM
MD
LG