Lidhje

Partia Socialiste me projekte për luftën kundër varfërisë dhe korrupsionit në Shqipëri


Partia Socialiste e opozitës bëri sot të ditur se ka përgatitur projekte të reja për të ndikuar në përmirësimin e jetës së vendit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha sot ne Kongresin e kësaj partie, se forca me e madhe opozitare ne vend eshte e gatshme qe te angazhohet në luftën kundër varfërisë dhe korrupsionit, si pengesat më të mëdha të zhvillimit të vendit.

Partia Socialiste e opozitës kritikoi sot si të pamjaftueshme dhe të papërshtashme politikat sociale dhe ekonomike që po ndjek qeveria e kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se Shqipërisë i duhen shumë më tepër vende pune dhe ligje të reja dhe një politikë e re.

Forca politike më e madhe e opozitare zhvilloi sot një kongres, ku analizoi zhvillimet e fundit, dhe projektet që ajo mund të ofrojë për zhvillimin e vendit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha se PS është e gatshme që të angazhohet në luftën kundër varfërisë dhe korrupsionit, si pengesat më të mëdha të zhvillimit të vendit. "Përtej të majtës dhe të djathtës është Shqipëria, është fati i përbashkët i shqiptarëve, është dinjiteti dhe liria e secilit prej tyre, është shteti i tyre që duhet të jetë i paanshëm. ne do ta ndryshojmë politikën dhe shoqërinë, do të ndërtojmë një Shqipëri të re, moderne dhe sociale, një Shqipëri europiane të fokusuar tek e ardhmja, pa mllef dhe pa nostalgji. Kundërshtarët tanë nuk janë armiqtë tanë. Padrejtësitë shoqërore, varfëria, pabarazia, injoranca, dhuna dhe korrupsioni janë armiqtë e përbashkët të të gjithë shqiptarëve" - tha zoti Rama.

Zoti Rama tha se qytetarëve u duhet rikthyer besimi tek politika si një forca zhvillimi. Partitë politike duhet të zbatojnë metoda dhe politika të reja bashkëkohore për të shtuar rezultatet e punës së tyre në qeverisje, nëpërmjet bashkëpunimit. "Ne duhet t'i shohim partitë që të hapen, të komunikojnë dhe të ndërveprojnë, të bashkëvendosin me qytetarët. Qeverita kombëtare dhe vendore duhet të shtrojnë rrugë të reja komunikimi me qytetarët e tyre. Komunitetet duhet të bëhen vatra aktive të debatit demokratik, ura të integrimit shoqëror, pika referimi të politikëbarjes dhe të politikëbërësve" - tha zoti Rama.

Partia Socialiste ka kundërshtuar pjesën dërrmuese të ligjeve ekonomikë që ka sjellë qeveria në parlament, me pretendimin se kështu po mbron të drejtat e qarqeve të biznesit dhe të mediave, ndërkohë që mazhoranca i ka mbrojtur ato si përpjekje për të luftuar informalitetin dhe për të vënë rregull të njëjta në tregjet kaotike të këtyre fushave. //rd//

XS
SM
MD
LG