Lidhje

E djela muzikore


“Oasis” ka festuar 40 vjetorin e lindjes së solistit dhe udhëheqësit artistik të grupit, Noel Gallaher. Djali nga Mançesteri , ka festuar me miqtë e tij, të cilët e kanë uruar njeriun, që e ngritit grupin “Oasis” në nivelet më të larta të klasifikimeve muzikore në botë. Ndërsa këngëtarët e njohur të muzikës kantri bashkëshortët Faith Hill dhe Tim McGraw i janë rikthyer sërish jetës së tureve dhe udhëtimeve për koncerte.

Të mbledhur në klubin “Cool kiits” në Sloan Square të Londrës, një rreth i përzgjedhur miqsh kanë festuar 40 vjetorin e solistit të grupit”Oasis” Noel Ghallager. I lindur në Manchester, në 29 maj të vitit 1994, ai e nxorri grupin “Oasis” nga vorbulla e grupeve të panjohur e të zakonshëm, duke e çuar në majën e klasifikimeve muzikore në Britani, e duke e shndërruar në një prej grupeve më popullorë .

Grupi Oasis përbëhet nga Noel Gallahger, i cili është autori i këngëve njëkohësisht kitarrist i grupit, vëllai i tij Liam Gallhager - këngëtar, Paul “Bonehead” Arthurs kitarrist dhe Toni mcCaroll në bateri.Mbasi shpenzoi disa vjet si rregullues kitarrash, Noel Ghallaher u kthye në Mançester ku gjeti grupin “Oasis” të themeluar prej vëllait të tij. Ai pranoi t’i bashkangjitej grupit, me një kusht, ai të merrte në dorë kontrollin e grupit dhe të shkruante këngët. Të gjithë anëtarët e tjerë të”Oasis” pranuan. Pasi luajtën për një kohë në një klub të vogël të qyteti, rastësisht takojnë shefin e kompanisë Creation records,Alan Mcgee, të cilin e detyruan që t’iu dëgjonte një prej këngëve të tyre. I befasuar , ai firmosi menjëherë kontratë me djemtë e “Oasis”. Fama e tyre, arriti kulmet me albumin e tretë ”Be here now” i vitit 1997, i cili ka hyrë si numri 1 në Britani, numri 2 në Amerikë dhe si një rast unikal në historinë e muzikës, pasi vetëm ditën e parë të daljes së tij në treg, u shitën thuajse gjysëm milion kopje.

Albumi i tyre i 6 i realizuar në vitin 2005 me titull “Don’t belive the truth”, u shit në rreth 65.000 kopie gjatë javës së parë vetem në Shtet e Bashkuara. I veçantë, i vërtetë dha aspak në kompromis me famën, i pyetur se cili nga 3 çmimet awards që ka fituar grupi është më i rëndësishëm, Galhegeri përgjigjet’ ”Ai çmim që është votuar nga publiku thotë shumë për ne. Ato çmime që votohen nga idiotët-ku përfshihen dhe juritë, nuk thonë asgjë”.

Këngëtarët e njohur të muzikës kantri bashkëshortët Faith Hill dhe Tim McGraw i janë rikthyer sërish jetës së tureve dhe udhëtimeve për koncerte. Turi i tyre i titulluar “Soul 2 Soul” një vit më parë theu çdo rekord të parashikuar, e për këtë çifi ka vendosur që t’ë rikthejë dhe këtë verë suksesin e vjetshëm. Ata prodhojnë muzikën më të mirë kantri për momentin në treg. Këtë vit vetë protagonistët thonë se turi do të ketë surpriza për adhuruesit e tyre. Ata pritet të këndojnë këngët hit të tyre, por dhe këngë të reja, të krijuara enkas për këtë tur.

E veçanta e turit të sivjetëshëm, është se së bashku me ta do të jenë dhe fëmijë e tyre.” Është një edukim në vetvehte, pjesmarrja në një tur të tillë, është eksperiencë mjaft e vlefshme"- thotë McGrau. Turi do të nis në 5 qershor në Nebraska, dhe parashikohet të mbarojë në 11 gusht, me koncertin e Kalifornisë. //rd//

XS
SM
MD
LG