Lidhje

Komplot terrorist për të hedhur në erë aeroportin Kenedi në Nju Jork


Një zëdhënës i Byrosë Federale të Fetimeve, FBI tha se grupi që po planifikonte të hidhte në erë aeroportin ndërkombëtar Xhon F. Kenedi në Nju Jork nuk kishte lidhje me rrjetin terrorist të al-Kaidës, por ndodhta ishte frymëzuar prej tij.

Zyrtarët federalë thanë se kanë akuzuar 4 persona të dyshuar për hedhjen në erë të aeroportit Kenedi, një prej më të ngarkuarve në botë, për të vënë në shënjestër cisternat e mëdha me naftë të këtij aeroporti. Tre prej 4 të dyshuarve u arrestuan të premten dhe të shtunën në Nju Jork dhe në ishullin e Karaibeve Trinidad e Tabago.

Njëri prej tyre është qytetar i natyralizuar amerikan dhe ish-punonjës i aeroportit. I dyshuari i katërt nuk është kapur ende dhe mendohet të jenë në Trinidad. Në akt-padi thuhet se autoritetet federale të rendit e kishin ndjekur këtë komplot që nga janari i vitit 2006.

Zëdhënësi i FBI-së, Xhon Millër tha sot në televizionin amerikan se të dyshuarit po përpiqeshin të siguronin ndihma financiare dhe lëndë shpërthyese nga një grup ekstremist mysliman me bazë në Trinidad. Megjithatë autoritetet thonë se komploti nuk e kaloi asnjëherë fazën e planifikimit dhe publiku nuk ishte asnjëherë në rrezik.

XS
SM
MD
LG