Lidhje

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte viziton Serbinë


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Carla Del Ponte, ndodhet për vizitë në Serbi, për t’u takuar me qeverinë e re të Beogradit dhe për të vlerësuar gatishërinë së saj për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës.

Vizita 4-ditore e zonjës Del Ponte, po kryhet me ftesë të Beogradit. Zonja Del Ponte takohet me Kryeminsitrin serb Vojisllav Koshtunica dhe me Ministrin e ngarkuar me Bashkëpunimin me Gjykatën, Rasim Ljaçiç. Ajo pason arrestimin javën e kaluar të gjeneralit Zdravko Tolimir, i akuzuari i tretë më i kërkuar nga Gjykata e Hagës.

Tolimir u arrestua të enjten, gjatë një operacioni të përbashkët të serbëve të Bosnjes dhe autoriteteve të Beogradit në kufirin mes Bosnjes dhe Serbisë. Ai doli sot para Gjykatës së Hagës, por refuzoi të prononcohej nëse e pranonte apo jo fajësinë. Ai nuk pranoi as shërbimin e një avokati të caktuar nga gjykata, madje refuzoi të konfirmonte identitetin e tij.

Tolimir akuzohet për gjenocid në Masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Kapja e Tolimirit u vlerësua nga Del Ponte, e cila më parë i kishte kritikuar përpjekjet e Beogradit për kapjen e të akuzuarve për krime lufte. //iç//

XS
SM
MD
LG