Lidhje

Liban: Vriten 2 ushtarë dhe 2 ekstremistë islamikë


Autoritetet libaneze thonë se 2 ushtarë dhe 2 ekstremistë islamikë u vranë gjatë luftimeve të sotme në një kamp refugjatësh palestinezë. Ekipet mjeksore thanë se të paktën 3 ushtarë dhe 2 civilë u plagosën në përleshjet mes militantëve të grupit Jund al-Sham dhe trupave libaneze në kampin Ein el-Hilweh, pranë Sidonit.

Përleshjet në këtë kamp në Libanin e jugut filluan dje, më shumë se dy javë pas shpërthimit të luftimeve midis forcave libaneze dhe militantëve të grupit Fatah al-Islam në kampin tjetër të refugjatëve palestinezë Nar el-Bared afër Tripolit. Luftimet në këtë kamp vazhdojnë. Më shumë se 100 veta janë vrarë atje, përfshirë ushtarë, militantë dhe civilë.

Një anëtar i parlamentit nga Sidoni tha se autoritetet po përpiqen të vënë gjendjen nën kontroll. Ai tha se shkallëzimi i armiqësive do të kishte pasoja të rënda. //iç//

XS
SM
MD
LG