Lidhje

Presidenti Bush fillon një turne në 6 vende evropiane


Presidenti Bush u nis për në Evropë, duke filluar kështu një turne në 6 vendeve, në qendër të të cilit do të jetë takimi i nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes në Gjermani.

Së pari, presidenti do të ndalojë në Republikën Çeke, për të diskutuar me udhëheqësit e atij vendi rreth planeve amerikane për dislokimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat në Evropë.

Në bazë të planeve amerikane, në tokën çeke do të ndërtohej një bazë radarësh. Rusia e ka kundërshtuar fuqishëm sistemin e propozuar të mbrojtjes nga raketat.

Të mërkurën, presidenti Bush bashkë me 7 udhëheqës të tjerë botërorë mblidhen në vend pushimin gjerman të Detit Balltik Hailgendam për takimin 3 ditor të nivelit të lartë të tetë vendeve më të industrializuara të botës. //iç//

XS
SM
MD
LG