Lidhje

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për dialog konstruktiv me Rusinë


Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për dialog konstruktiv me Rusinë rreth planeve amerikane për instalimin e një sistemi antiraketë në Evropë dhe i quajti “të padobishme” komentet e fundit të Presidentit rus rreth kësaj çështjeje.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, Stivën Hedli i bëri komentet për gazetarët sot, ndërkohë që shoqëron Presidentin Bush për në takimin e nivelit të lartë në Gjermani. Komentet e tij vijnë pas kërcënimit të bërë nga Presidenti Vladimir Putin për t’i drejtuar raketat ruse nga objektet evropiane nëse Evropa e mbështet planin amerikan.

Po sot, ministria e jashtëme e Francës bëri thirrje për një dialog amerikano-rus për të zbutur shqetësimet e Moskës rreth sistemit të ri, i cili parashikon instalimin e 10 raketave interceptuese në Poloni dhe të një radari kontrolli në Republikën Çeke. Nga ana e tij, presidenti i Francës, Nikola Sarkozi tha se do të zhvillojë një bisedë të hapur për këtë çështje me Presidentin Putin në takimin e Gjermanisë. /iç//

XS
SM
MD
LG