Lidhje

Ultranacionalistët serbë bëjnë thirrje për votë mosbesimi ndaj qeverisë


Partia Radikale ultranacionaliste e Serbisë bëri thirrje për një votë mos besimi për qeverinë e re të koalicionit, duke e akuzuar atë se ka gënjyer rreth arrestimit javën e kaluar të një të dyshuari kryesor për krime lufte.

Kryetari i Partisë Radikale, Tomisllav Nikoliç, tha sot se autoritetet e arrestuan gjeneralin e serbëve të Bosnjes në kohën e luftës, Zdravko Tolimir në Serbi dhe jo në Bosnje-Hercegovinë, siç u njoftua zyrtarisht. Autoritetet serbe në Bosnje-Hercegovinë thanë se e kishin arrestuar gjeneralin në anën e kufirit të republikës serbe të Bosnjes.

Gjenerali Tolimir ishte i akuzuari i tretë më i kërkuar nga Gjykata e Hagës, pas Ratko Mlladiçit dhe Radovan Karaxhiçit. Ai ndodhet tani në Hagë në pritje të gjyqit për rolin e tij në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë. Dje, ai doli para Gjykatës së Hagës, por refuzoi të prononcohej nëse e pranonte apo jo fajësinë. Ai nuk pranoi as shërbimin e një avokati të caktuar nga gjykata, madje refuzoi të konfirmonte identitetin e tij. Ai tha se autoritetet serbe e kapën atë në Serbi dhe ua transferuan ilegalisht autoriteteve serbe të Bosnjes.//iç//

XS
SM
MD
LG