Lidhje

Partia Socialiste e Shqipërisë mbylli procedurat për zgjedhjen e Asamblesë së re Kombëtare


Në Tiranë Partia Socialiste mbylli sot procedurat për zgjedhjen e Asamblesë së re Kombëtare. Kongresi socialist i të shtunës së kaluar tërhoqi vëmendjen e opinionit për hapësirat e mëdha që ju grave në parti, me përfaqësim të barabartë me burrat, (50-50), ashtu edhe për largimin e disa prej politikanëve të njohur të PS nga forumt drejtuese.

Partia Socialiste e opozitës po organizon mbledhjen e parë të Asamblesë Kombatëre, që u zgjodh nga Kongresi i fundjavës së kaluar. Pas numërimit 3-ditor të votave të delegatëve të Kongresit, partia më e madhe opozitare publikoi emrat e anëtarëve të Asamblesë, ku krahas disa politikanëve të vjetër socialistë, spikatin edhe disa nga zyrtarët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryetarit Edi Rama në bashkinë e Tiranës.

Ndër të rejat që solli kongresi është përbërja e Asamblesë së re në numër të barabartë nga gra dhe burra, gjë që ndodh për herë të parë në politikën shqiptare, si dhe largimi i disa figurave të Partisë Socialiste. Shtypi vendas ka përcjellë me komente kondradiktore mos-rizgjedhjen e disa politikënëve të njohur, herë duke e parë si një rinovim të kësaj partie, dhe herë si goditje të kundërshtarëve të zotit Rama brenda PS.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha në Kongresin e të shtunës, se forca më e madhe opozitare në vend është e gatshme që të angazhohet në luftën kundër varfërisë dhe korrupsionit, të cilat i quajti pengesat më të mëdha të zhvillimit të vendit. Zoti Rama tha se qytetarëve u duhet rikthyer besimi tek politika si një forcë zhvillimi. Sipas tij, partitë politike duhet të zbatojnë metoda dhe politika të reja bashkëkohore për të shtuar rezultatet e punës së tyre në qeverisje, nëpërmjet bashkëpunimit.

Partia Socialiste e opozitës kritikoi si të pamjaftueshme dhe të papërshtashme politikat sociale dhe ekonomike që po ndjek qeveria e kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se Shqipërisë i duhen shumë më tepër vende pune dhe ligje të reja dhe një politikë e re. Krahas zgjedhjes së forumeve drejtuese, forca politike më e madhe e opozitare zhvilloi kongresin për të analizuar zhvillimet e fundit, dhe projektet që ajo mund të ofrojë për zhvillimin e vendit. //iç//

XS
SM
MD
LG