Lidhje

Një i sëmurë psiqik sulmon makinën e Papës në Sheshin e Shën Pjetrit


Truprojet e papës në Vatikan arritën të pengojnë një shtetas gjerman i cili kërceu mbi një barrierë dhe u përpoq të hipte në makinën e Papa Benediktit.

Një zëdhënës i Vatikanit e përshkroi 27 vjeçarin si një njeri me probleme mendore dhe tha se ai nuk po përpiqej të vriste Papën. Ai u mor në pyetje nga policia e Vatikanit para se të dërgohej në një qëndër psikiatrike. Papa nuk pësoi gjë nga incidenti dhe duket se nuk kuptoi që rojet pas tij po përlesheshin me personin në fjalë.

Pamjet filmike tregojnë personin që kërceu mbi barrierën prej betoni dhe u kap nga rojet fare pranë makinës së Papës. Papa po kalonte nëpër sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur pelegrinët në fjalimin e tij të përjavshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG