Lidhje

Vatra vlerëson vizitën e presidentit Bush në Shqipëri


Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra e quan historike vizitën e Presidentit Bush në Shqipëri dhe thotë se kjo vizitë do të forcojë besimin e popullit shqiptar tek mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës.

Në një letër dërguar Presidentit Bush, kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi, shkruan gjithashtu se shqiptarët janë populli më proamerikan i Evropës. Qeveria dhe populli shqiptar, thuhet në letër, do të marrin një inkurajim të madh nga vizita për të shtuar përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie të qendrueshme dhe të drejtë. Shqipëria, thuhet në letrën e Vatrës, mbështet pa lëkundje Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. //rd//

XS
SM
MD
LG