Lidhje

Bush, Putin e cilësojnë takimin konstruktiv


Presidenti Xhorxh Bush dhe homologu i tij rus Vladimir Putin i quajtën konstruktive bisedimet e tyre rreth kundërshtimit rus për planin amerikan për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes nga raketat në Evropë.

Zoti Putin tha presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev kishte rënë dakort për përdorimin e një radari të periudhës sovjetike në Azerbaixhan si një element të sistemit të mbrojtjes amerikane nga raketat duke ulur kështu shqetësimin rus për sistemin. Zoti Bush e quajti sugjerimin interesant dhe tha se pret vazhdimin e dialogut me udhëheqësin rus muajin e ardhshëm në Kennebunkport të shtetit Maine.

Të dy udhëheqësit folën pas bisedimeve që zhvilluan jashtë takimit të nivelit të lartë të tetëshes në Hailigendam të Gjermanisë. Rusia kërcënoi më parë të ripoziciononte raketat e saj nga vendet evropiane në se Shtetet e Bashkuara vazhdonin me planet për të ndërtuar sistemin në Poloni dhe Republikën Çeke.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se udhëheqësit e tetëshes, ranë dakort për të vendosur një objektiv për të shkurtuar emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë. Ajo tha se ata miratuan marrëveshjen që përfshinë një angazhim të qartë për të vazhduar procesin klimaterik të Kombeve të Bashkuara pas Protokollit të Kiotos që skadon në vitin 2012.//rd//

XS
SM
MD
LG