Lidhje

Bashkimi Evropian ngushton mosmarrëveshjet për kushtetutën


Një zyrtar i lartë gjerman tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë ngushtuar mosmarrëveshjet lidhur me kushtetutën e re të 27 vendeve të bllokut.

Ministri i Jashtëm Frank-Valter Shtainmajer e bëri deklaratën e tij entuziaste sot në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ai tha se negociatorët po bëjnë përparim lidhur me kartën e kushtetutës që u kundërshtua nga votuesit francezë dhe hollandezë në vitin 2005.

Gjermania e cila mban presidencën e radhës së BE-së kërkon të njoftojë një marrëveshje paraprake lidhur me kushtetutën në takimin e nivelit të lartë të bllokut në fund të këtij muaji.

Vendet e Bashkimit Evopian u angazhuan në muajin mars të përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare nga fundi i vitit. Polonia ka thënë se kërkon që çdo kartë të përcaktojë sa vota do të ketë secili anëtar në organet vendimmarrëse të BE-së. //rd//

XS
SM
MD
LG