Lidhje

BE-ja rifillon bisedimet me Serbinë javën e ardhshme


Bashkimi Evropian njoftoi se do të rifillojë bisedimet e bllokuara për të ndërtuar lidhje më të ngushta me Serbinë javën e ardhshme, pasi Beogradi demonstroi vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso përshëndeti sot përparimin e Serbisë në bashkëpunimin me Hagën. Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se bisedimet janë planifikuar për në 13 qershor.

Njoftimi vjen një ditë pasi kryeprokurorja e Hagës Carla del Ponte përgëzoi qeverinë e Beogradit për vendosmërinë për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte.

Javën e kaluar, autoritetet serbe kapën ish gjeneralin e serbëve të Bosnjes Zdravko Tolimir.

XS
SM
MD
LG