Lidhje

Britania planifikon të rishqyrtojë ligjet anti-terror


Qeveria britanike ka planifikuar të rishikojë ligjet anti-terror, duke ftuar për negociata parlamentin me qëllim që të shtohet koha gjatë së cilës të dyshuarit për terrorizëm të mund të ndalohen pa hapur çështje.

Sekretari John Reid tha sot në parlament se dëshironte të bashkëpunonte me propozimin e opozitës që të lejohen përgjimet telefonke si provë, si dhe t’i jepet policisë e drejta që të ndalojë dhe të marrë në pyetje njerëz dhe në mënyrë rastësore.

Analistët thonë se çështja më e debatueshme pritet të jetë propozimi për shtimin e kohës limit të 28 ditëve që u jepet aktualisht dedektivëve për të marrë në pyetje një të dyshuar pa hapur çështje për të.

Në vitin 2005 parlamenti britanik hodhi poshtë propozimin e kryeministrit Tony Blair sipas të cilit policisë t’i jepej 90 ditë kohë për të marrë në pyetje një të dyshuar për terrorizëm. Ky ishte i pari kundërshtim ndaj ligjeve e propozuara nga kryeministri Blair në Dhomën e Përfaqësuesve. Kompromisi që lejon policinë të mbajë një të dyshuar për terrorizëm 28 ditë, u arrit më vonë. //rd//

XS
SM
MD
LG