Lidhje

FAO: Kërkesat për biokarbure ngrejnë çmimet e ushqimeve


Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë tha se kërkesa tejet e lartë për karburante me bazë bimore është duke ngritur çmimin e ushqimeve të importuara, gjë që do të godasë vendet e varfëra.

Misri dhe vaji vegjatal janë të nevojshme për prodhimin e alkoholit për karburant, një element alternativë ndaj produkteve të naftës, në një kohë kur çmimet e naftës janë të larta dhe çështja e ndotjes së mjedisit është bërë mjaft e ndjeshme.

Raporti i sotëm i FAO-s thotë se fatura globale për importimin e ushqimeve ndoshta do të shtohet këtë vit me 400 miliard dollarë, 5 për qind më shumë se viti i kaluar që ishte rekord. Raporti thotë se ushqimet e importuara nga vendet më pak të zhvilluara tani kushtojnë 90 përqind më shumë se sa 7 vjet më parë. Sipas raportit vendet e zhvilluara përballen me një rritje prej 9 përqind për ushqimet e importuara vetëm gjatë këtij viti. //rd//

XS
SM
MD
LG