Lidhje

Grupi i Tetëshes, 60 miliardë dollarë për të luftuar Sidën në Afrikë


Udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara i dhanë fund takimit të tyre të nivelit të lartë me premtimin se do të shpenzojnë 60 miliard dollarë për luftën kundër sidës, malaries dhe sëmundjeve të tjera që kanë pllakosur kontinentin afrikan.

Deklarata u bë sot gjatë sesionit përfundimtar të Takimit të Tetëshes në qytetin turistik Hajligendam në Gjermaninë veriore. Shtetet e Bashkuara do të japin 30 miliardë dollarë, pra gjysmën e shumës së premtuar. Grupi i Tetëshes përsëriti gjithashtu premtimet e bëra në takimin e nivelit të lartë të vitit 2005 për të dyfishuar ndihmën për zhvillimin ndaj kontinentit afrikan. Mikpritësja e takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel, premtoi se Grupi do t’i mbajë detyrimet e tij.

Ndërkohë, Tetëshja mbeti e bllokuar për sa i përket çështjes së statusit të Kosovës, pasi Rusia kundërshton planin e OKB-së që parashikon pavarësinë. Presidenti francez Nikola Sarkozi propozoi një shtyrje gjashtëmujore të votimit në OKB për të lejuar negociata të mëtejshme. //rd//

XS
SM
MD
LG