Lidhje

Trupat libaneze sulmojnë ektremistët në Nahr al-Bared


Ushtria libaneze u përlesh përsëri me ektremistët e grupit Fatah al-Islam në një kamp palestinez refugjatësh në afërsi të Tripolit.

Trupat rifilluan sot paradite operacionet me tanke dhe artileri mbi ektremistët e frymëzuar nga Al-Kaida në kampit Nahr al-Bared. Ekstremistët u përgjigjën me raketa anti-tanke dhe automatikë. Më shumë se 100 persona përfshi ushtarë, ektremistë dhe civilë janë vrarë që kur filluan luftimet tre javë më parë.

Ekstremistët ka kundërshtuar vazhdimisht kërkesat e qeverisë për tu dorëzuar dhe kanë premtuar të luftojnë deri në vdekje. Mijëra refugjatë janë larguar nga kampi, megjithëse ka ende banorë të bllokuar. //rd//

XS
SM
MD
LG