Lidhje

SHBA: Ushtaraku më i lartë do të japë dorëheqjen


Ushtaraku më i lartë në Shtetet e Bashkuara, gjenerali Pitër Pejs, do të japë dorëheqjen për shkak të shqetësimeve rreth mënyrës se si janë organizuar luftërat në Irak dhe në Afganistan.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, i shtangu gazetarët në Pentagon kur njoftoi se një shef i ri i shtatmadhërisë do të pasojë gjeneralin Pejs, me synimin për të shmangur seancat e pafund në senatin amerikan lidhur me luftërat në Irak dhe Afganistan.

Me shtimin e kundërshtimit ndaj luftës mes ligjvënësve të të dy partive politike, sekretari Gejts tha se riemërimi i gjeneralit Pejs do të rezultonte në një përvojë të vështirë për ushtrinë amerikane dhe udhëheqësit e saj.

Gjenerali Pejs, një veteran 40 vjeçar i korpusit të marinës amerikane, do të dalë në pension në shtator dhe do të zëvëndësohet nga admirali Majk Mullen, shefi i operacioneve të marinës amerikane gjatë dy vjetëve të fundit. //ze//

XS
SM
MD
LG