Lidhje

Presidenti Bush: Ka ardhur koha që çështja e Kosovës të zgjidhet


Presidenti Bush sot ndodhet në Romë, ku u takua me Kryeministrin italian Romano Prodi. Bisedimet u përqëndruan tek Kosova, Afganistani dhe Libani. Presidenti Bush i beri thirrje Sirisë te mos nderhyejë më tek qeveria libaneze e kryeministrit Fuad Siniora, në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin italian. Presidenti Bush bëri po ashtu thirrje për gjykimin e të dyshuarve për vrasjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri. Një grup hetimor i OKB-së implikon Sirinë në vrasje. Presidenti Bush bisedoi me kryeministrin italian edhe për Kosovën. Ai tha se është koha që cështja e statusit Kosovës të zgjidhet.

Presidenti Bush e falenderoi zotin Prodi për kontributin e Italisë me forca ne Afgansitan, në kuadrin e NATO-s. Më parë, Presidenti Bush u takua në Vatikan me Papa Benediktin, me të cilin bisedoi për çështjen e virusit HIV dhe SIDES. Ky ishte takimi i parë I Presidentit Bush me Papën, që kur u zgjodh në këtë post, në vitin 2005. Në një deklaratë të Vatikanit, thuhej se në takim u bisedua edhe për konfliktin izraelito-palestinez, Amerikën Latine, gjendjen ne Irak dhe për të krishterët në atë vend, si edhe per Afriken, në veçanti për çështjen e Darfurit.

Presidenti Bush falenderoi kryeministrin Prodi për dërgimin e trupave në Libanin jugor vitin e kaluar për të nxitur arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanin. Tani, tha presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara dhe Italia duhet të sigurojnë që qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Liban të mbijetojë.

Dhe një nga rrugët më të mira për të bërë këtë, tha presidenti Bush, është për të këmbëngulur për kryerjen e një hetimi nga ana e Kombeve të Bashkuara lidhur me vrasjen e ish kryeministrit libanez Refik Hariri në vitin 2005.

Duke folur nëpërmjet një përkthyesi në Pallatin Kixhi, kryeministri Prodi tha se ai dhe presidenti Bush janë dakord që Irani nuk duhet lejuar të zhvillojë armë bërthamore. Ndërsa presidenti Bush tha nga ana e tij tha se ai dhe kryeministri italian janë dakord se tani është koha për të shkuar përpara me pavarësinë për Kosovën. Ky është një hap që prej kohësh ka hasur në qëndresën e presidentit rus Vladimir Putin, me të cilin presidenti Bush tha se e diskutoi këtë çështje gjatë takimit të tetëshes në Gjermani.

“Unë pata një diskutim të gjatë me Vladimir Putin mbi këtë çështje. Ato që i thashë në atë diskutim po u a them edhe juve: është koha për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje. Dhe është e qartë se rreth saj ekzistojnë shqetësime të thella se çdo të thotë ajo, nëse ai do ta pranonte këtë ose jo. Unë e kuptoj këtë, por kosovarët po presin me padurim që bota të marrë një vendim, tha presidenti Bush”.

Presidenti Bush po e vazhdon turneun evropian me vizitat në Shqipëri dhe Bullgari. Të hënën ai kthehet në Uashington.//kk//

XS
SM
MD
LG