Lidhje

Astronautët inspektojnë anijen Atlantis


Astronautët në anijen Atlantis po bëjne një video inspektim në pjesën e jashtme të saj, ndërkohë që anija është duke kryer udhëtimin përreth orbitës së Tokës.

Atlantis u ngrit mbrëmë nga baza e Nasës në Florida në orën 23 e 38 sipas Grinuiçit. Fluturimi ishte shtyrë për tre muaj, pasi raketa e lëshimit të anijes ishte dëmtuar nga breshëri. Pjesët e dëmtuara ishin riparuar dhe drejtori i programit Wayne Hale tha se anija nuk pesoi dëme gjatë nisjes.

Ekuipazhi do të përdorë kamera speciale të vendosura në krahët e anijës për të parë nëse ajo kishte pësuar ndonjë dëmtim gjatë nisjes.//kk//

XS
SM
MD
LG