Lidhje

Kryeministri i Serbisë i indinjuar nga deklarata e Presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica thotë se vendi i tij është i indinjuar nga mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës.

Udhëheqësi serb tha në një deklaratë me tone të ashpra se Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të treguar dashurinë e tyre për shqiptarët e Kosovës, pa u ofruar atyre territore serbe.

Zoti Koshtunica i referohej komenteve të bëra dje në Tiranë nga Presidenti Bush, i cili tha se Kosova duhet të jetë e pavarur, komente që i përsëriti sot në Bullgari.

Në deklaratën e tij, kryeministri Koshtunica tha se Serbia do të refuzojë dhe anulojë çdo formë pavarësie për Kosovën. Ai kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara si përgjegjëse për goditjet ajrore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, të cilat i dhanë fund fushatës serbe të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG