Lidhje

Projektligji për reformen e imigracionit nuk siguron shumicën në Senatin amerikan


Ketu ne Shtetet e Bashkuara, projektligji për reformen e imigracionit, i cili është përkrahur nga presidenti Bush, nuk arriti te siguroje shumicen e votave në Senatin amerikan. Presidenti Bush i beri edhe nje here thirrje Kongresit ta miratoje ligjin e imigracionit, pasi udheheqesi i shumices ne Senat, Harry Reid, e hoqi ate nga rendi i dites, per t’u disktuar ne Senat. Ky projektligj do të mundësonte një status te ligjshem për miliona imigrantë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara. Përkrahësit e projektligjit, si demokrate, edhe republikane, thone se mosmiratimi i projektligjit nga shumica e nevojshme e ligjvenesve ne Senat, rrezikon realizimin e reformës e imigracionit.

Pothuajse çdokush në Kongresin amerikan pajtohet me mendimin se duhet bërë diçka për rreth 12 milionë emigrantët ilegalë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Por çështja per të cilën senatorët nuk bien dakord, eshte se si do te veprohet. Senatori i partisë demokrate Ted Kennedy tha se projektligji i propozuar, i përkrahur nga presidenti Bush është mundësia më e mirë për të ndrequr politikat e paefektshme mbi emigracionin.

"Nëse votojmë kundër këtij projektligji ne po e hedhim poshtë këtë mundësi dhe do ti kthehemi një ligji të Xhunglës, sepse situata në kufirin tonë tani i ngjan Xhunglës".

Por disa senatorë thonë se projektligji vë në rrezik sigurinë e kufirit dhe shpërblen emigrantët që kanë shkelur ligjet amerikane. Ndër personat që e kundërshtojnë këtë ligj është edhe senatori Jeff Sessions.

"Kjo ceshtje eshte zgjatur shume. Unë vete nuk kam qenë pjesë e kompromisit të këtij projektligji, ashtu sikurse as qytetarët amerikanë".

Disa ligjvënës thonë se masat e propozuara për një program për punënjes vizitorë do të conte ne uljen e pagave, ndërkohë që të tjerë thonë se ai i jep perparesi punënjesve me aftësi profesionale kundrejt lidhjeve familjare. Në fund, një mocion i cili bënte thirrje për përfundimin e debatit dhe qe do te conte drejt votim të projektligjit, nuk arriti të siguronte 60 votat e nevojshme për ta përfunduar atë.

45 votat pro dhe 50 kundër tregojne që projektligji nuk ishte përkrahur plotësisht nga asnjëra anë. Ligjvevensit që e kishin mundësuar këtë kompromis ndërmjet dy partive politike, shprehën pakënaqësi. Një ndër ta ishte senatori Lindsey Graham.

"Disa nga ne Republikanet dhe disa nga ju demokratet, jemi kritikuar ashpër sepse jemi munduar të gjejmë një zgjidhje për këtë problem me të cilin nuk do të merret askush, the ligjvenesi republikan".

Udhëheqësi i shumicës në senat Hary Reed kërcënoi se do ta hiqte projektligjin nga programi edhe para votimit të tij. Ai kritikoi presidentin Bush se nuk kishte bërë mjaft për të fituar përkrahjen e republikanëve.

Por Sekretari i Tregtisë Carlos Gutierrez i doli ne mbrojtje presidentit, duke thënë se e kishte perkrahur plotesisht projektligjin. Sekretari Gutierrez i cili vete është me origjinë nga Kuba, tha se reforma e emigracionit është një domosdoshmëri ekonomike dhe se të gjitha palët po perpiqen që ta votojnë atë në Senatin amerikan.//iç//

XS
SM
MD
LG