Lidhje

Srebrenica distrikt i pavarur kërkojnë protestuesit


Personat, që i shpëtuan masakrës më të rëndë të Evropës që prej luftës së dytë botërore u mblodhën sot, për të kërkuar që Srebrenica të bëhet një distrikt i pavarur brenda Bosnje-Hercegovinës.

Mijëra protestues zhvilluan sot demonstrata në Sarajevë duke bërë thirrje për statusin e veçantë.

Forcat serbe e pushtuan Srebrenicën në korrik të vitit 1995, duke vrarë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë afër qytetit. Pasi marrëveshjet e Daytonit i dhanë fund konfliktit në Bosnje, mijëra refugjatë myslimanë u kthyen në zonën e Srebrenicës, por e përshkruan jetën në Republikën Serbe të Bosnjes si të vështirë dhe poshtëruese.

Në muajin shkurt, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë deklaroi se forcat serbe të Bosnjes kryen gjenocid në Srebrenicë.

Demonstruesit myslimanë po kërkojnë statusin e një zone neutrale për Srebrenicën, i ngjashëm me anë të qytetit të Bërçkos në veri. //iç//

XS
SM
MD
LG