Lidhje

Shkallëzohen luftimet midis grupeve palestineze Fatah dhe Hamas


Luftimet midis grupeve rivale palestineze Fatah dhe Hamas janë shkallëzuar dhe presidenca palestineze po akuzon Hamasin për grusht shteti.

Në një deklaratë nga zyra e presidentit palestinez Mahmoud Abbas të grupit Fatah thuhet se udhëheqësit e Hamasit po përpiqen të marrin nën kontroll me forcë Gazën.

Sot, mortajat goditën kompleksin e zotit Abbas në qytetin e Gazës ndërsa raketat goditën shtëpinë në Gazë të anëtarit të Hamasit dhe kryeministrit palestinez Ismail Haniyeh. Nuk ka patur të plagosur nga sulmi.

Luftime intensive të përqëndruara rreth kompleksit të sigurimit të Fatahut në qytetin e Gazës sot, pak pasi Hamasi transmetoi një paralajmërim drejtuar Fatahut për të dorëzuar ndërtesën. //ze//

XS
SM
MD
LG