Lidhje

Nënsekretari i Shtetit Xhon Negroponte ndodhet në Bagdat


Nënsekretari amerikan i Shtetit XhonNegroponte ndodhet në Bagdat në një vizitë të panjoftuar më parë për të diskutuar përparimin e arritur drejt ribashkimit politik.

Zyra e kryeministrit irakian Nuri al-Maliki tha se diskutoi sot me zotin Negroponte çështje të bashkimit kombëtar. Në deklaratë thuhet se ata biseduan rreth zhvillimit të forcave të sigurimit kombëtar dhe legjislacionit të propozuar që synon shpërndarjen e barabartë të pasurisë së naftës.

Në një zhvillim tjetër, një grup i lidhur me al-Kaidën thotë se po mban peng 14 ushtarë dhe policë irakianë dhe kërcënon t’i vrasë ata në se qeveria nuk liron të burgosurit suni.

Grupi kërkon gjithashtu dorëzimin e personave përgjegjës për përdhunimin e një gruaje suni të njohur si Sabrin Janabi.

Ushtria amerikane tha ndërkohë se zbuloi një fabrikë në Bagdat me materiale për të prodhuar 300 bomba. //ze//

XS
SM
MD
LG