Lidhje

Shvarc-Shiling: Retorika nacionaliste rrezikon stabilitetin në Bosnje


Ndërmjetësuesi kryesor ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën tha se retorika nacionaliste e politikanëve kërcënon të destabilizojë këtë vend të rrënuar nga lufta.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar Kristian Shvarc-Shiling, i cili po largohet nga ky post, akuzoi ata që ai i quajti udhëheqës të papërgjegjshëm se kanë krijuar një krizë politike e cila po bllokon rrugën e vendit drejt Europës. Ai i bëri komentet në fjalimin e lamtumirës përpara parlamentit të Bosnjes.

Diplomati gjerman nuk përmendi emra në fjalimin e tij. Por agjencitë e lajmeve kanë njoftuar për komentet e ashpra që kanë shkëmbyer mes tyre Kryeministri i serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe anëtari mysliman i presidencës kolektive të vendit, Haris Silajxhiç. Zoti Shvarc-Shilling pritej të ishte administratori i fundit ndërkombëtar i cili do t’ja dorëzonte postin zyrtarëve vendas. Por ai u tha deputetëve se fakti që palët në Bosnje nuk kanë arritur të krijojnë besimin e ndërsjellë dhe të zbatojnë reformat e duhura, e kanë bërë komunitetin ndërkombëtar ta zgjasë edhe një vit mbikqyrjen e tij në këtë vend. //rd//

XS
SM
MD
LG