Lidhje

Ed Gillespi, këshilltari i ri i Shtëpisë së Bardhë


Presidenti Bush emëroi zyrtarin e lartë të Partisë Republikane, Ed Gillespi në postin e këshilltarit të tij të ri në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Bush njoftoi sot se zoti Gillespi do t’i zerë vendin zotit Dan Bartlet, i cili në fillim të këtij muaji tha se do të largohej nga posti i tij, pas një pune prej mëse 13 vjeçare për zotin Bush. Gillespi ka qenë kryetar i Partisë Republikane.

Presidenti Bush tha se ai do ta ndjejë mungesën e zotit Bartlet por tha se Gillespi ka një gjykim të shkëlqyer dhe është një strateg i mirë. Zoti Gillespi do ta fillojë punën në postin e ri më 27 qershor. //rd//

XS
SM
MD
LG