Lidhje

Kosovë: Albin Kurti përsëri në paraburgim në Prizren


Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ishte dërguar në arrest shtëpiak, me vendim të gjykatës së qarkut në Prishtinë, u ridërgua sot paradite përsëri në paraburgim, me vendim të gjykatës supreme të Kosovës.

Gjykata e qarkut në Prishtinë pati vendosur më 6 qershor ta lironte zotin Kurti nga paraburgimi dhe ta dërgonte në arrest shtëpiak, por ky vendim u hodh poshtë nga gjykata supreme, pas ankesës së prokurorisë.

Zoti Kurti u dërgua fillimisht në paraburgim në Prishtinë dhe po sot, u dërgua në Prizren, ku do të vuajë paraburgimin prej 30 ditësh. Vendimi u zbatua nga Shërbimi Policor i Kosovës. //rd//

XS
SM
MD
LG