Lidhje

BE-ja rifillon bisedimet e asocim-stabilizimit me Serbinë


Bashkimi Evropian dhe Serbia rifilluan bisedimet për lidhje më të ngushta duke i dhënë fund një pezullimi 13 mujor të vendosur nga autoritetet e BE-së në përgjigje të dështimit të Serbisë për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte.

Bashkimi Evropian ra dakord të rifillojë bisedimet për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit pas arrestimit të fundit të gjeneralit boshnjak Zdravko Tolimir. Marrëveshja mund të çojë në të ardhmen në pranimin e Serbisë në bllokun prej 27 vendesh anëtare të BE-së.

Në bazë të marrëveshjes, vendet kandidate të Bashkimit Evropian bien dakort të liberalizojnë tregun dhe të rrisin bashkëpunimin politik me Evropën. Sot në Bruksel komisioneri i BE-së për zgjerimin Olli Rehn lavdëroi Serbinë për veprimet e saj në kapjen e gjeneralit të kërkuar. Ai tha se rifillimi i bisedimeve do të rezultojë në përfitime konkrete ekonomike dhe tregëtare për Serbinë. //rd//

XS
SM
MD
LG