Lidhje

Zgjerohen luftimet Fatah-Hamas në Rripin e Gazës


Luftimet midis grupeve rivale palestineze Hamas dhe Fatah po përhapen në Rripin e Gazës. Në incidentet e fundit janë vrarë dy punonjës të OKB-së për ndihmat.

Një zëdhënës tha se Kombet e Bashkuara do ti tërheqin operacionet e ndihmave në Gazë pas vrasjes së dy punonjësve palestinezë të OKB-së. Më shumë se 10 persona të tjerë u vranë sot në luftime përfshi të paktën një demonstrues të vrarë nga zjarri i armëve në një tubim paqësor në qytetin e Gazës. Shpërthimi i një bombe në Kan Junis shkatërroi gjithashtu selinë e forcave të sigurimit të Fatahut.

Luftëtarët e Hamasit forcuan kontrollin e tyre në veri të Gazës dhe u dhanë forcave të Fatahut kohë deri të premten të dorëzojnë armët. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ajo që po ndodh në Gazë është çmënduri. Grupi i tij Fatah ka paralajmëruar se do të largohet nga qeveria e unitetit me Hamasin në se nuk ndalin luftimet. Më shumë se 50 persona janë vrarë gjatë tre ditë luftimesh intensive. //rd//

XS
SM
MD
LG