Lidhje

Shpërthimet me bombë shkatërrojnë dy minare në Samarra


Policia irakiane tha se shpërthimet me bombë shkatërruan dy minaretë e një xhamive të shenjtë shiite në Samarra duke rritur shqetësimet për shkallëzimin e mëtejshëm të dhunës sektare. Nuk ka njoftime për viktima nga shpërthimi sot në xhaminë Askarija.

Një sulm vitin e kaluar shkatërroi kubenë e florinjtë të një xhamie të famshme dhe solli gjakderdhje sektare. Policia njoftoi se 4 xhami suni u sulmuan pas shpërthimeve në Samarra. Pas sulmit të sotëm, qeveria e Irakut vendosi ndalim-qarkullim pa afat kohor në Bagdat dhe Samarra.

Policia tha se sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit dhe nuk ka njoftime për viktima. Ekstremistët suni të al-Qaidës morën shpejt përgjejgësinë dhe sulmi solli menjëherë shqetësime për një përgjakje tjetër midis sunive dhe shiitëve në Irak.

Ndërkohë në Irak rrugët janë pothuajse të boshatisura përveç patrullimit të ushtrisë amerikane dhe policisë irakiane pas një ndalim-qarkullimi të njoftuar pas sulmit në xhaminë e Samarrës.

Kryeministri Nouri al-Maliki, në një fjalim të transmetuar në televizion tha se ka urdhëruar forcat irakiane të shtojnë sigurinë rreth vendeve fetare në mbarë Irakun. Ai tha se forcat irakiane të ngarkuara me detyrën për të mbrojtur xhaminë janë ndaluar dhe po merren në pyetje. Kleriku radikal shiit Moktada al-Sadr bëri thirrje për tre ditë zie ndërsa milicia e tij Mahdi kërkoi përmbajtje. Deputetët besnikë të klerikut ndërprenë pjesëmarrjen në parlament në përgjigje të sulmit. //rd//

XS
SM
MD
LG